Urimet për Ditën Kombëtare të Zvicrës: festim virtual


Diese Seite ist nicht auf Deutsch übersetzt. Bitte wählen Sie Ihre bevorzugte Sprache aus:

Position, 01.08.2020

Ambasadori zviceran Adrian Maître përshëndet partnerët dhe miqtë për 1 gushtin

Ambasadori zviceran Adrian Maître jep urimet më 1 Gusht 2020
Ambasadori zviceran Adrian Maître jep urimet më 1 Gusht 2020. © FDFA

Të dashur bashkëqytetarë, të dashur partnerë dhe miq shqiptarë,

Çdo vit kur afrohet 1 Gushti, ne ju ftojmë në festimet tona në Rezidencën Zvicerane. Këtë vit Dita Kombëtare e Zvicrës na gjen në një situatë të pazakontë. Për shkak të pandemisë Covid-19 nuk mund të takohemi fizikisht, të shtrëngojmë duart, dhe të shijojmë një kohë të mirë bashkë.
Megjithatë, ne përsëri mund të festojmë: përmes mjeteve virtuale dhe online.

Ky vit na mësoi një mësim të vështirë por të rëndësishëm: ne të gjithë qëndrojmë bashkë përballë sfidave. Kushdo qoftë armiku ynë i pëbashkët: varfëria, tërmetet apo pandemia, mënyra më e mirë për t’i përballuar është përmes besimit reciprok, transparencës dhe bashkëpunimit - si brenda vendeve tona, ashtu edhe në nivel ndëkombëtar.

Në detyrën time si Ambasador i Zvicrës dhe si Shef i Bashkëpunimit, gjatë vitit që kaloi kam dëshmuar vështirësitë e shkaktuara nga tërmeti dhe nga Covid-19 në Shqipëri. Gjithashtu, kam dëshmuar forcën, elasticitetin e popullit dhe autoriteteve shqitpare në ndeshje me këto sfida. Ndihem pozitiv se përpjekjet e bashkëpunimit zviceran, krahas planeve të qeverisë së Shqipërisë dhe mbështetjes ndërkombëtare, do të kontribuojnë për rimëkëmbjen dhe se vendi – pavarësisht këtyr vështirësive – do të vazhdojë të përparojë dhe të ndërtojë institucione efektive.

Në këtë vit, Zvicra dhe Shqipëria festojnë një jubile të veçantë: është 50 vjetori i marrëdhënieve tona diplomatike. Kjo na jep një mundësi që të shohim tek e shkuara dhe tek e ardhmja e marrëdhënieve tona të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Përgjatë këtij viti shpresojmë të kemi mundësinë që të shijojmë disa aktivitete të veçanta për nder të këtij 50 vejtori.

Megjithëse në Ditën Kombëtare të Zvicrës këtë vit nuk mund të ndajmë me ju pjatën tonë tradicionale të rakletës, po ofrojmë disa përvoja të tjera zvicerane, virtualisht, përmes një faqeje të dedikuar në Internet, www.missione1agosto.org.

Për bashkë-qytetarët e mi zviceranë që jetojnë e punojnë në Shqipëri: gëzuar 1 Gushtin! Ju uroj një Festë të bukur kombëtare!
Gëzuar festën kombëtare! To my fellow Swiss citizens who live and work in Albania: a happy August 1st!  Ich wünsche Ihnen einen schönen Nationalfeiertag! Bonne fête nationale! Buona festa nazionale! Ihnen und Ihren Familien alles Gute.
Gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja.
 
Për të gjithë ju, bashkëqytetarët e mi, dhe partnerë e miq shqiptarë dhe ndërkombëtarë: bashkohuni me ne për të festuar virtualisht Ditën Kombëtare të Zvicrës si dhe marrëdhëniet e forta midis dy vendeve tona!
Gëzuar!
 

 

Përshëndetja në video nga Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître në Ditën Kombëtare të Zvicrës, 1 Gusht 2020

FDFA