Certifikimi në grup GlobalG.A.P. për fermerët shqiptarë siguron mundësi më të mira për eksporte

Press releases, 14.09.2019

Një eksportues së bashku me 58 fermerë marrin për herë të parë certifikatën në grup GlobalG.A.P.

 

Workers at agribusiness centre DONI Fruit in Lushnje, Albania
Punonjëse në qendrën e agrobiznesit DONI Fruit në Lushnje, Shqipëri. ©

Një grup prej 58 fermerë që furnizojnë Doni Fruits, një kompani eksporti me seli në Lushnjë, janë certifikuar së bashku me Doni Fruits për eksportin e frutave dhe perimeve në tregjet evropiane, përmes certifikimit në grup GLOBALG.A.P.

Sativa është organi certifikues ndërkombëtar me seli në Portugali e cila ka certifikuar Doni Fruits dhe grupin e fermerëve. Partneri i tyre shqiptar, Albinspekt, u dorëzoi certifikimin kompanisë dhe fermerëve të premten, më 13 Shtator, gjatë një ceremonie të organizuar pranë zyrave të Doni Fruits. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, Patrik Meier, morën pjesë në këtë ceremoni.

Projekti zviceran RisiAlbania mbështet eksportuesit si Doni Fruits për të siguruar standardin GLOBALG.A.P. një garanci për igurinë ushqimore dhe kushtet e punës për fermerët. Eksportuesit sigurojnë kontrata më të mira me blerësit evropianë dhe një marrëdhënie më të lartë besimi me fermerët që I furnizojnë që krijon më shumë vende pune për të rinjtë për të përballuar kërkesën në rritje të tregut zviceran dhe tregjeve evropiane për produkte të certifikuara dhe miqësore me mjedisin” – tha Patrik Meier pasi vizitoi një serë të certifikuar me GLOBALG.A.P.

Ministri Shalsi përgëzoi kompaninë Doni Fruits dhe 58 fermerët për marrjen e certifikatës. “Ky standard ofron një mundësi të artë për ta ndjekur edhe kompanitë dhe fermerët e tjerë në Shqipëri. Unë ju siguroj se qeveria shqiptare do të mbështesë fermerët dhe eksportuesit, duke ndërgjegjësuar për certifikimin në grup GLOBALG.A.P.” – tha Shalsi.

Kjo është hera e parë që certifikimi në grup GLOBALG.A.P që I jepet një ekpsorutesi me një grup kaq të madh fermerësh shqiptarë, dhe hera e dytë që ndodh në Shqipëri prej janarit 2019.

“Ky proces nisi pas kërkesës që kishim nga tregjet ndërkombëtare për produkte të certifikuara. Ne kishim informacion për certifikimin GLOBALG.A.P. por nuk ishte e lehtë për ne ta ndërmernim këtë inisiativë. Në sajë të partnerëve tanë, RisiAlbania dhe Albinpekt ia dolëm të sigurojmë certifikimin në grup GLOBALG.A.P., një arritje e madhe për kompaninë tonë dhe për gjithë vendin, i cili përfaqësohet tanimë në tregjet ndërkombëtare me produktet e certifikuara“ – theksoi administratori i Kompanisë Doni Fruits Ejup Ahmeti.

Përmes këtij certifikimi, frutat dhe perimet shqiptare kanë të gjitha garancitë dhe përmbushin kërkesat e sigurisë dhe të cilësisë që kërkohen nga supermarketet në Evropën Perëndimore. Certifikimi siguron gjithashtu procesin e prodhimit, i cili duhet të respektojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve, si dhe mjedisin.

RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Partners Albania, po mbështet eksportuesit për të menaxhuar dhe për të marrë certifikimin në grup Global G.A.P. për fermerët e tyre furnizues. Me marrjen e eertifikatës GlobalG.A.P eksportuesit shqiptarë aksesojnë tregje me vlera më të larta dhe sigurojnë kontrata më të mira me blerësit, gjë që çon në marrëdhënie më të forta me fermerët e tyre furnizues dhe më shumë vende pune për të rinjtë, për të përmbushur kërkesën në rritje.

RisiAlbania ka mbështetur eksportuesit nismëtarë të kësaj inisiative për të prezantuar certifikimin në grup GlobalG.A.P. në Shqipëri: Ky proces filloi në 2018 kur Tomato AL, një eksportues me qendër në Berat, realizoi me sukses certifikimin në grup GlobalG.A.P për një grup fillestar prej 16 fermerësh. Eksportet e tyre në tregjet evropiane u rritën me 30% gjatë vitit të parë, duke rritur interesin e kompanive dhe fermerëve të tjerë për marrjen e certifikimit në grup. Doni Fruits e pason me një grup më të madh fermerësh dhe më shumë mallra të certifikuar.

Për të rritur më tej ndërgjegjësimin, projekti ka mbështetur Albinspekt për të krijuar një platformë online, www.agroquality.al ku të gjitha udhëzimet, informacionet dhe mjetet mësimore për përgatitjen dhe zbatimin e standardit GLOBALG.A.P janë në dispozicion të të interesuarve në gjuhën shqipe.