Fjala e Presidentes të Këshillit Federal të Zvicrës me rastin e përkujtimit te 25-vjetorit të masakrës të Srebrenicës

Position, 11.07.2020

Shikoni video mesazhin e Presidentes te Keshillit Federal të Zvicrës

Swiss President Simonetta Sommaruga
Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga jep mesazh përkujtimor mbi Srebrenicën. ©FDFA

Shpirtrat e tyre sot janë ende mes nesh

Ka kaluar një çerek shekulli nga masakra e Srebrenicës. Ndërsa vështrojmë sot, për të kujtuar dhe nderuar viktimat e këtij krimi, trishtimi dhe tmerri ende mbeten te ngulitur thellë. E kaluara është ende shumë aktuale mes nesh.

Duhet guxim, këmbëngulje dhe kohë për të adresuar trashëgiminë e këtyre mizorive. Hapat që janë ndërmarrë drejt pajtimit janë të lavdërueshëm. Çdo angazhim për të vazhduar në këtë rrugë duhet të inkurajohet.

Të pajtohesh me të kaluarën do të thotë të bësh një përpjekje të mirëfillta dhe kolektive për të vërtetuar me fakte dhe për të arritur një kuptim të përbashkët të ngjarjeve të ndodhura. Pajtimi eshte një proces shumë i vështirë. Ndërsa përkujtojmë masakrën sot, ne ndergjegjesohemi per përgjegjësine për të vazhduar me kërkimin e së vërtetës dhe t'i rezistojmë çdo përpjekjeje për ta minuar atë.

Të njohësh padrejtësinë dhe vuajtjet e viktimave nga të gjitha palët është të njohësh nevojën për të mbajtur përgjegjës autorët e këtyre krimeve. Drejtësia është një parim qendror i pajtimit dhe është thelbësore që përpjekjet për të mbështetur dhe forcuar të gjithë mekanizmat relevantë të përgjegjësisë të vazhdojnë.

Sot, ne kujtojmë mbi 8000 viktimat e masakrës, jetë të humbura përgjithmonë dhe padrejtësisht. Dhe i mbajmë mend të gjithë ata që kanë mbijetuar. Jetët e humbura nuk mund të zëvendësohen; ne mund t'i vajtojmë ata, por edhe duhet te mbajme gjalle kujtimin e tyre. Por për të mbijetuarit, e vetmja shpresë për një të nesërme më të mirë është të punojmë së bashku drejt pajtimit.

Përkujtimi i sotëm është një thirrje e përtërirë për ne që të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që mizoritë e tilla te mos përsëriten më kurrë. Shteti duhet të mbështet në  detyrën e tij për të mbrojtur tërë popullatën dhe të përpiqet vazhdimisht të parandalojë përsëritjen e këtyre mizorive. Kjo do të jetë e mundur vetëm duke promovuar tolerancën, respektimin e pakicave dhe sundimin e ligjit brenda një kornize demokratike.

Kjo është ajo që shpirtrat që janë me ne sot pëshpëriten në veshët tanë. Ne duhet t'i dëgjojmë ata.

Përkujtimi i masakrës së Srebrenicës: Presidentja e Zvicrës jep mesazh në video

© FDFA