Kantautori i sapo-dalë Vitmar Basha promovon albumin e ri të regjistruar me mbështetjen e Fondit Kulturor Zviceran


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Press releases, 31.01.2019

Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri mundëson prodhimin dhe promovimin e albumit '9' nga muzikanti alternativ Vitmar Basha

Musician Vitmar Basha performing his new album '9' recorded with support by the Swiss Cultural Fund, Tirana, 31.01.2019 ©
Muzikanti Vitmar Basha duke performuar albumin e tij të ri '9' të regjistrua me mbështetje nga Fondi Kulturor Zvicveran, Tiranë, 31.01.2019 © Egli Çela

Nëntë këngë të reja u interpretuan gjatë mbrëmjes së djeshme për publikun e Tiranës. Koncerti shënoi publikimin e albumit me titullin “9”, i cili tashmë është në treg. Ky album përmbledh këngë me tematika sociale dhe personale, të kompozuara nga vetë artisti.

Krijimi dhe promovimi i albumit u mundësua nga Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri falë grantit lokal me tematikë “Prodhim ose Promovim i Muzikës Alternative”.

“Muzika alternative është duke kaluar ditë të vështira, kjo për shkak se kjo rrymë i qëndron larg trendeve komerciale. Por ne besojmë që as vetë muzika komerciale nuk do të mbijetonte pa u frymëzuar nga eksperimentimi alternativ”, tha Kleidi Eski, përfaqësues i Fondit Kulturor Zviceran në Shqipëri.

Mbi 150 spektatorë ishin prezentë në sallën e Teatrit të Kukullave për të ndjekur shfaqjen, e cila zgjati rreth një orë.

“Për këtë album është punuar nga një grup i përkushtuar muzikantësh, së fundmi deri në orët e mëngjesit”, tha Vitmar Basha, autor i projektit.

Artistja Marsela Çibukaj iu bashkua Bashës në skenë për një duet që u duartrokit me brohoritje nga publiku. Së bashku me Bashën në kitarë akustike, interpretuan edhe muzikantët: Fatlind Dehiri në bateri, Gjergj Kaçinari në kitarë akustike, Arvit Banishta në bas dhe Erdio Hoxha në tastierë. Përveç teksteve të shkruara nga Basha, në album përfshihen edhe tekste të shkruara nga Marsela Çibukaj dhe Nina Cara.

Përveç kompozimeve të reja, në listën e këngëve të albumit, gjenden edhe dy tituj bonus nga repertori i artistit.

Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili synon të mbështesë artistë të rinj dhe të sapodalë përmes granteve, programeve të bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kapaciteteve. Projekti zbatohet nga Qendra për Biznes Teknologji dhe Lidership (CBTL).