Elastikë në kohë krize: si arriti një kompani të rritet në mes të COVID-19


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Article, 07.05.2020

Midis bizneseve të mbështetura nga projekti RisiAlbania, WEAREFIBER ka rritur shitjet dhe punësimet pavarësisht krizës së koronavirusit

WEAREFIBER increased its workforce with 48 young people during the COVID-19 crisis. ©
WEAREFIBER rriti forcën punëtore me 48 tw rinjw gjatw krizës së COVID-19 crisis. ©FDFA

Ndërsa kriza e COVID-19 goditi në fillim të këtij viti, për shumë biznese në Shqipëri kjo nënkuptoi një ngadalësim të madh ose mbyllje. Por jo për WEAREFIBER – një kompani e cila ofron shërbime të transferuara të proçeseve të biznesit – ose outsourcing – për klientë ndërkombëtarë..

Kriza e re për ta ishte shokuese por gjithashtu edhe një mundësi: në mes të muajit mars atyre iu desh të kalonin në punë nga distance për t’ju përshtatur udhëzimeve të reja për distancimin fizik. Por në të njëjtën kohë, disa nga klientët e tyre – sidomos platformat e shpërndarjes së ushqimit nëpër Europë – patën porosi në rritje në kushte e mbylljes dhe kështu kërkonin shërbime shteëë nga kompania.

Si rezultat, WEAREFIBER arriti që jo vetëm të mbajë të gjithë punonjësit e vet por edhe të punësojë burime shtesë në periudhën janar-mars 2020:  ata punësuan 48 të rinj në këtë periudhë.

Siç thotë Eldisa Cirogu, menaxherja e shitjeve për WEAREFIBER: “Për shkak se ne kishim investuar në teknologji, ne japim shërbime për tregje të llojit të lartë siç është e-tregëtia. Si rezultat, kemi arritur që në këtë situatë jo vetëm të ruajmë klientët tanë por edhe të rrisim porositë”.

Kompania merr mbështetje teknike nga RisiAlbania – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvilllim dhe Bashkëpunim SDC – përmes adoptimit të zgjidhjeve të reja teknologjike is Automatizimi Robotik i Proceseve që çon në shërbime më të mira për klientët. RisiAlbania gjithashtu po mbështet përmes metodave ndërkombëtare të çertifikuara të menaxhimit si dhe me hulumtime të tregut – të cilat WEAREFIBER po i përdor për të hyrë në tregje të reja dhe për të përshkallëzuar shërbimet. Këto linja mbështetje hyjnë në strategjinë e RisiAlbania për të mbështetur kompanitë shqiptare që ofrojnë shërbime outsourcing për t’u diversifikuar në tregje dhe klientë të rinj, si dhe në prezantimin e shërvimeve me vlertë të shtuar..

Një sekret tjetër për suksesin e tyre gjatë kësaj periudhe ka të bëjë pikërisht me çertifikimin ndërkombëtar aq të nevojshëm. WEAREFIBER është një nga shembujt se si mund të përfitosh nga investimi për standarde në mënyrë që të diversifikosh llojin e klientëve dhe të shërbimeve. Siç shton Eldisa: “Ne investuam në standarde dhe çertifikim që herët, dhe kjo na lejoi që të investojmë në teknologji me konfidencë duke ditur që do të ishim në gjendje të shisnim shërbimet tona”.