Katër bashki forcojnë aftësitë e komunikimeve mbi efiçencën e energjisë


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Article, 07.11.2022

Stafi nga bashkitë Korçë, Berat, Përmet dhe Shkodër kreu një seminar mbi komunikimin dhe koordinimin e fushatave mbi ‘energjinë inteligjente’. Si pjesë e projektit të mbështetur nga Zvicra ‘Bashkitë me Energji Inteligjente’ të katër bashkitë po përgatiten për të arritur tek qytetarët dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi efiçencën e energjisë

Staff from four Albanian municipalities during the workshop on energy efficiency communications, Korçë, Albania.
Stafi nga katwr bashki të Shqipërisë gjatë seminarit mbi komunikimin për eficencën e energjisë, Korçë, Albania.

Një seminar dy-ditor me shkëmbime kolegësh u zhvillua në 2 dhe 3 nëntor si pjesë e fazës së parë të një projekti që po prezanton sisteme menaxhimi të energjisë inteligjente në katër bashki të Shqipërisë. Stafi përgjegjes për komunikimet u takua në Korçë për të iniciuar komunikim aktiv dhe koordinim midis bashkive.

Përmes sesioneve interaktive dhe demonstrimeve të praktikave të mira dhe shembujve nga Zvicra dhe vendet e BE-së, pjesëmarrësit mësuan dhe përcaktuan se si të dizenjojnë dhe të zbatojnë plane komunikimi në bashkitë e tyre. Meqenëse të katër bashkitë janë pjesë e projektit ‘Bashkitë me Energji Inteligjente’ (SEMP) nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), ato kanë nevojë të koordinojnë dhe të krijojnë sinergji për më shumë rezultat në menaxhimin e energjisë.

Nën moton “Së bashku jemi të fortë”, pjesëmarrësit identifikuan aksione të përbashkëta për të ardhmen. Ndërsa bashkitë përballen me kosto të rritura, duke prezantuar masa për efiçencën e energjisë dhe menaxhim më solid të energjisë ato do të arrijnë një impakt pozitiv në buxhetet e tyre dhe do të përmirësojnë shërbimet publike. Zbatimi i efiçencës së energjisë tek bashkitë gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e jetës, do të nxisë ekonominë, do të kursejë energjinë, dhe do të reduktojë kostot dhe gazet.

SEMP po mbështet bashkitë për zgjidhje innovative të efiçencës së energjisë dhe po asiston në përpjekjet e tyre të komunikimit në mënyrë që qytetarët të menaxhojnë më mirë sfidat që sjell kriza aktuale energjitike.