Projekt i ri për të asistuar Kontrollin e Lartë të Shtetit për monitorimin e konçesioneve dhe partneriteteve publik-privat


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Press releases, 10.03.2020

Një marrëveshje e re e nënshkruar dje siguron ekspertizë teknike për kapacitete më të mira kontrolli për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître (left) after signing agreement on new assistance with the Head of Albania's Supreme State Audit Bujar Leskaj
Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître (majtas) pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi asistencën e re me Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Bujar Leskaj. © FDFA

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître nënshkruan dje një marrëveshje dy-palëshe për të siguruar metoda, aftësi teknike dhe teknologji të reja në fushën e mbikëqyrjes së konçesioneve dhe partneriteteve publik-privat (PPP-të).

“Roli i Kontrollit të Lartë të Shtetit është i një rëndësie të veçantë në kuadër të përpjekjeve më të fundit në Shqipëri për të përmirësuar drejtësinë, për të modernizuar administratën publike, dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Vendi ka nevojë për një kuadër të mjaftueshëm që të sigurojë që konçesionet dhe partneritetet publik-privat dorëzojnë vlerë për paratë, që rreziqet të zvogëlohen, dhe që projektet të jenë me kosto të arsyeshme për financat publike”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

“Përmes kësaj marrëveshje bëhet e mundur që ne të dijmë të përfitojmë nga eksperienca e ekspertëve ndërkombëtarë dhe të partnerëve të tjerë të shoqërisë civile, me qëllim që të thellojmë llogaridhënien dhe transparencën e përdorimit të fondeve dhe burimeve publike, dhe të kërkojmë që këto fonde e burime publike të përdoren në çdo rast me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet”, tha Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.

Bazuar në marrëveshjen e re, ekspertë ndërkombëtarë do të punojnë me kolegët shqiptarë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në koncesionet e dhëna në të shkuarën si dhe ato aktuale përfshirë ato në infrastrukturën rrugore dhe në shëndetësi. Ata do të kontrollojnë metodat e prokurimit, kostot e llogaritura, procedurat e përzgjedhjes, dhe monitorimin e kontratës, me gjetjet dhe rekomandimet përfundimtarë që do t’i shkojnë Parlamentit të Shqipërisë.

Përmes projektit të ri do të prezantohet dhe do të testohet një qasje e re dhe e strukturuar në audtitimin e konçesioneve dhe partneriteteve publik-privat. Ekspertiza zvicerane dhe ndërkombëtare do të përdoret për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Projekti titullohet “Forcimi i kapaciteteve për mbikqyrje dhe kontroll mbi koncesionet dhe partneritetet public-privat” dhe financohet nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike, SECO.

Mbështetja zvicerane në fushën e menaxhimit të financave publike përfshin menaxhimin e borxhit, administrimin e taksave, kontabiliteti publik, statistika financiare, dhe financat vendore. Kjo mbështetje e fundit për Kontrollin e Lartë të Shtetit plotëson ciklin duke siguaruar asistencë të nevojshme për forcimin e rolit mbikqyrës të këtij institucioni.