Diplomohet gjenerata e dymbëdhjetë nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Article, 18.12.2018

Njëzetë të rinj udhëheqës politikë, aktivistë civilë dhe punonjës të administratës publike përfundojnë studimet tek shkolla e mbështetur nga Zvicra

Albania's President Ilir Meta and Swiss Ambassador Adrian Maître handing out diploma certificates to new graduates from the School of Political Studies. ©
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître duke i dorëzuar certifikatat të sapo-diplomuarve nga Shkolla e Studimeve Politike. © Gent Shkullaku

Një grup prej 20 studentësh u diplomuan nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, një shkollë e ngritur nga Këshilli i Evropës dhe e mbështetur nga qeveria zvicerane. Të diplomuarit përfunduan me sukses një cikël njëvjecar studimi, i cili përfshin lektrime, vizita studimore dhe punime kërkimore fokusuar mbi mirëqeverisjen dhe reformat e rëndësishme në vend.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Zv. Kryeministrja Senida Mesi dhe ambasadori zviceran Adrian Maître i dorëzuan certifikatat dhe përgëzuan të diplomuarit në këtë momënt të rëndësishëm.

“Jam i sigurt se ju ndiheni më të përgatitur, më me vetëbesim dhe më entuziastë për të ardhmen se një vit më parë. Diplomimi i sotëm nuk është fundi i një rrugëtimi të vështirë, por vazhdimi i përpjekjeve për përmbushjen e qëllimeve dhe potencialit tuaj në jetë”, tha Presidenti Ilir Meta.

Zv. Kryeministrja Senida Mesi duke përgëzuar të diplomuarit dhe rrjetin e madh të alumnëve të Shkollës, theksoi rolin që luan ky program në zhvillimin e një platforme dialogu mes pjesëmarrësish nga bindje dhe profile të ndryshme. “Ju ftoj që të kontribuoni me eksperiencat tuaja të vlerësuara në reformën në administratën publike apo edhe sektorë të tjerë, të cilët kanë nevojë për një pjesëmarrje dhe angazhim të gjerë”, tha Zv. Kryeministrja.

Ambasadori zviceran Adrian Maître inkurajoi të diplomuarit që të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e marra: “Qytetarët dhe sektori privat në Shqipëri po kërkojnë institucione efektive. 20 të diplomuar të rinj do të thotë 20 udhëheqës të mundshëm dhe aktivistë në jetën publike dhe politike, të cilët janë më mirë të pajisur, më mirë të përgatitur dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi në përparimin e një axhende për intetrim Europian dhe demokraci”, tha Ambasadori Maître.

“Besojmë se kemi ndihmuar që të krijojmë një gjeneratë të rinjsh më të angazhuar në politikëbërje, më aktive për të kontribuar në zhvillimin e duhur të vendit”, tha Drejtori i Shkollës Shqiptare për Studime Politike Erjon Tase.

Dy të diplomuar, znj. Erinda Toska dhe z. Sidrit Tako, përshëndetën gjithshtu të ftuarit në emër të gjeneratës së tyre dhe ndanë eksperiencat në pjesëmarrjen e tyre në program.

Ceremonia vazhdoi më tej me takimin vjetor festiv të rrjetit alumni të shkollës. Shkolla krenohet me mbi 300 alumnët e saj, të cilët aktivizohen në iniciativa të ndryshme kombëtare dhe rajonale edhe pas përfundimit të programit.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua në Shqipëri në vitin 2007 nga Këshilli i Evropës dhe është pjesë e një rrjeti të gjerë të shkollave të ngjashme në 21 vende me demokraci të reja të Evropës Lindore dhe Juglindore. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ka mbështetur Shkollën si pjesë të programit të saj për një qeverisje demokratike. Shkolla synon promovimin e një kulture moderne politike në Shqipër bazuar në vlerat e pluralizmit, tolerancës dhe dialogut.