Njoftim mbi dy rregulla të rëndësishme për hyrjen në Zvicër

Article, 04.11.2021

Duke filluar nga 20 shtatori 2021 të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duhet të mbushin dhe të paraqesin formularin online të hyrjes, ndërsa shtetasit shqiptarë të pavaksinuar duhet të provojnë që kanë një rast të veçantë vështirësie para se të lejohen të hyjnë 

Image of traveling airplane
©FOFH

Të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duhet të mbushin dhe të paraqesin të kompletuar Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerit (PLF). Është e rëndësishme që formulari elektronik i hyrjes të plotësohet në një kompjuter ose telefon të zgjuar të paktën 48 orë para udhëtimit me qëllimin që të marrë kodin QR përmes e-mailit. Ky kod duhet të mbahet gati për inspektim në momentin e arritjes në Zvicër. Autoritetet kontrolluese mund të vendosin gjoba nëse formulari i hyrjes nuk është plotësuar ose nëse informacioni i dhënë është fals.

Përjashtime të rralla mund të ketë: ju lutemi shihni art. 3 të Urdhëresës për Transportin Ndërkombëtar të Pasagjerëve për COVID-19.

Një rregull i dytë është me rëndësi për shtetasit shqiptarë: ata që nuk janë vaksinuar duhet të provojnë se arsyeja për hyrje në Zvicër përbën një nevojë të veçantë dhe që plotëson kriteret për ‘rast vështirësie’. Është e rëndësishme të theksohet se janë autoritetet e kontrollit kufitar që vendosin nëse janë plotësuar kërkesat për nevojë të veçantë.

Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Zvicër nësë mund të provojnë që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar.

Më shumë informacion jepet nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Migracionin - SEM - tek: https://www.sem.admin.ch/sem/en/home/sem/aktuell/faq-einreiseverweigerung.html