Zvicra po ecën mirë në arritjen e synimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar

Article, 24.01.2019

Zvicra u përkushtua për disa synime të matshme në Njoftimin mbi Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Zvicrës 2017–2020. Në takimin më 30 Nëntor 2018 Këshilli Federal adoptoi raportin afat-mesëm, një përmbledhje të rezultateve deri tani, që tregojnë se Zvicra është në rrugë të mbarë drejt arritjes së objektivave të saj. Angazhimi i Zvicrës kontribuon për paqen globale, uljen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nga ana tjetër, kjo ka përfitime edhe për interesat e saj ekonomike dhe të sigurisë

External evaluations show that the majority of Swiss cooperation projects worldwide are achieving their set targets
Vlerësimet e jashtme tregojnë se pjesa më e madhe e projekteve të bashkëpunimit zviceran po arrijnë shënjestrat e tyre. © SDC

Këshilli Federal i dorëzoi Parlamentit një raport afat-mesëm mbi gjendjen aktuale të zbatimit të Njoftimit mbi Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Zvicrës 2017–2020. Përmes disa rezultateve të pritshme, njoftimi vendosi përparësitë për uljen e varfërisë dhe vështirësive në vendet partnere, ruajtjen e burimeve natyrore, krijimin e perspektivave për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave njerëzore.

Zbatimi i njoftimit po kryhet brenda planit. Për shembull, në sajë të Zvicrës, rreth tetë million njerëz kanë tashme akses më të mirë në ujë të pijshëm dhe sisteme ujitjeje më efiçente për bujqësinë. Nëntë milion njrëz, me më shumë së gjysmën e tyre gra, tani marrin pjesë në arsimin bazë dhe kurse të arsimit profesional me mbështetje zvicerane. Rreth 4.4 milionë banorë nga 48 qytete në Afrikë, Azi, dhe Amerikën Latine përfitojnë nga një qasje me e qëndrueshme ndaj planifikimit urban. Dhe në gjashtë vende përfshirë Myanmar dhe Koumbi, Zvicra jep mbështetje për negociata armëpushimi.

Bazuar në gjetjet e vlerësimeve të jashtme dhe vlerësimet mbi impaktin të integruara në vetë projektet, pjesa më e madhe e tyre po i arrijnë shënjestrat që kanë vënë. Për shembull, një ekip me ekspertë të pavarur analizoi 70 projekte nga SDC dhe SECO në fushat e punësimit, dhe pothuajse 85% prej tyre u renditën si ‘të kënaqshme’ ose ‘shumë të mira’ (f. 19 e raportit afat-mesëm).

Vlerësimi i impaktit shërben jo vetëm si mjet për të dhënë llogari por edhe për të dhënë drejtim dhe për të promovuar mësimet e nxjerra nga synimet e paarritura. Në Bolivi, për shembull, një projekt mbi menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujrave të zeza në mënyrë miqësore ndaj mjedisit, u ndalua pasi nuk u kujdes për nevojat e popullatës dhe autoriteve vendore. (f. 10). Në Moldavi, aktivitetet e bashkëpunimit zviceran mbi migrimin nuk arritën rezultatet e synuara, dhe kështu programi u modifikua për 2018–2021. Përveç elementit të krijimit të vendeve të punës, projekti tani synon edhe emigrantë potencialë të cilët zhvillojnë aftësitë që kërkohen nga tregu vendor i punës (f. 15).

Rreth 730 milion njerëz nëpër botë ende jetojnë në varfëri ekstreme, me më pak se 1.9 dollarë amerikanë në ditë. Ndryshimet klimatike, konfliktet e armatosura, institucionet e dobëta shtetërore dhe perspektivat e varfra ekonomike kërcënojnë jetesën e shume njerëzve në vendet në zhvillim. Është në interesin e Zvicrës që të ndihmojë për të përmirësuar këtë. Me një ekonomi të hapur dhe globale, Zvicra varet nga një rend ndërkombëtar stabël dhe që nxit bashkëpunimin. Sfidat globale si ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, migrimi i parregullt, dhe pandemitë tejkalojnë kufijtë kombëtarë. Ato ndikojnë mbi Zvicrën gjithashtu dhe prandaj kërkojnë veprim të përbashkët.

Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është kuadri i parë global për komunitetin ndërkombëtar në adresimin e aspekteve sociale, ekonomike dhe mjedisore. Angazhimi i Zvicrës në bashkëpunimin ndërkombëtar gjithashtu jep një kontribut të rëndësishëm për zbatimin e Axhendës 2030.