Filmi fitues i çmimeve ndërkombëtare shfaqet si pjesë e Turit të Filmave mbi të Drejtat e Njeriut


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Article, 29.03.2018

Një mbrëmje për të drejtat e njeriut e mbështetur nga Ministria e Jashtme e Zvicrës u zhvillua në kinemanë kryesore të Tiranës për të shënuar 70 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Shfaqja e filmit për të drejtat e njeriut 'Sonita' në kinemanë Millennium në Tiranë
Shfaqja e filmit për të drejtat e njeriut 'Sonita' në kinemanë Millennium në Tiranë © FDFA All rights reserved

Shqipëria u bë destinacioni i rradhës për Turin e Filmave mbi të Drejtat e Njeriut – një aktivitet udhëtues që sjell histori mbi të drejtat e njeriut përpara audiencave ndërkombëtare. Kinema ‘Millennium’ në Tiranë ishte e mbushur plot për shfaqjen e ‘Sonita’ – film fitues i Çmimit të Madh të Jurisë së Festivalit të Filmit Sundance 2016 dhe Çmimit të Audiencës për Dokumentarin e Kinemasë Botërore.

“Qëndresa për të drejtat e njeriut është një nga shtyllat kryesore të angazhimit ndërkombëtar të Zvicrës. Vendi im është ngushtësisht i lidhur me të Drejtat e Njeriut përmes qytetit të Gjenevës: shtëpia e shumë organizatave të rëndësishme për të drejtat e njeriut midis tyre Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, dhe gjithashtu është shtëpia e katër Conventave të Gjenevës për ligjet humanitare – më të njohurat dhe të mbështetura nga 196 vende”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf.

“Në se nuk heq dorë nga ëndrrat dhe synimet e tua, edhe kur dalin pengesa, ti ke shansin që të arrish çdo gjë të mundur dhe të kthesh ëndrrat në realitet”; tha Zv. Kryeministrja Senida Mesi gjatë diskutimit që pasoi filmin. Kjo deklaratë u përforcua edhe nga përfaqësuesja tjetër e panelit Rafaela Rica, sipërmarrëse dhe CEO e agjencisë ‘Iceberg Communication’. Të dy folëset i bënë jehonë të plotë përmbajtes së filmit dhe mesazhit kryesor që gratë dhe vajzat munden dhe duhet të luftojnë për të drejtat dhe ëndrrat e tyre.

Diskutimi pas filmit u përqëndrua në rolin e grave në politikë, ekonomi dhe shoqëri si dhe në stereotipet që mbizotërojnë dhe që i pengojnë ato në rrugën e tyre.

Sonita është një film mbi një adoloshente Afganase të vendosur dhe aktive e cila ka emigruar në Teheran, Iran, dhe që ëndërron të bëhet një repiste e famshme. Ajo është një e re e guximshme, e frymëzuar e cila lufton të jetojë ashtu si do si një artiste, këngëtare dhe muzikante, pavarësisht pengesave që i duhet të përballojë në Iran dhe familjes së saj konservative dhe patriarkale. Në kontrast të ashpër me synimin e saj është plani i familjes për ta martuar dhe për të marrë pagesën e pajës së saj sipas traditës në Afghanistan. E armatosur me asgjë tjetër përveç pasionit dhe kmbënguljes së saj, ajo duhet të kthejë pengesat në mundësi.

Aktivitetit u përshëndet edhe nga Erinda Ballanca – Avokate e Popullit, Brian Ëilliams – Koordinator Rezident i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, dhe Erida Skendaj – Drejtore Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit.

Turi i Filmave mbi të Drejtat e Njeriut do të kalojë përmes 45 vendeve gjatë 2018 si pjesë e festimeve të 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (Paris 1948). Ai organizohet nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Forumi për të Drejtat e Njeriut (FIFDH) në Gjenevë, Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).  

Zvicra punon për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivele dy dhe shumë-palëshe duke përfshirë aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë në përpjekjet e saj. Qyteti zviceran i Gjenevës është historikisht i lidhur me paqen dhe të drejtate e njeriut dhe vazhdon të jetë qendër e shumë përpjekjeve globale për përparimin e të drejtave të njeriut në të gjithë anët e botës.