Platformë e re online për menaxhimin e administratës publike dhe burimeve njerëzore


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Press release, 01.05.2019

Një projekt i mbështetur nga Zvicra dhe Këshilli i Europës lançoi platformën për integrimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike të Shqipërisë

Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître addressing the launch of the public administration portal, Tirana, 26.04.2019. ©FDFA
Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître duke folur gjatë lançimit të portalit për administratën publike, Tiranë, 26.04.2019. ©FDFA

Këshilli i Europës dhe Ambasada e Zvicrës, në bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë, lançojnë sot një portal të ri për administratën publike, një platform përmbledhëse për menaxhimin e burimeve njerëzore për të gjitha nivelet e administratës. Aktiviteti shënon edhe përfundimin e projektit ‘Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore’.

“Në vitin 2015 ky projekt regjistroi elektronikisht për herë të parë të gjithë punonjësit vendor – që nga pastruesit deri tek kryetarët e bashkive. Sot kjo platformë është akoma edhe më e plotë dhe e shndërruar në një instrument që përmirëson menaxhimin e burimeve njerëzore. Ajo lejon më shumë transparencë, barazi dhe llogaridhënie ndaj punonjësve, qytetarëve, si dhe brenda strukturave qeverisëse”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Në emër të qeverisë së Shqipërisë, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha: “Platforma e integruar e komunikimit për administratën publike – administrata.al – e dizenjuar si një burim i përqendruar informacioni për procedurat e menaxhimit të burimeve njerëzore, është një arritje e jashtëzakonshme. Për më tepër,  platforma duke qenë gjithashtu një mjet raportimi, siguron raporte të vërteta dhe informacione të përditësuara mbi treguesit kryesorw si rekrutimi, lirimet nga puna, ngritjet në detyrë, procedurat disiplinore, etj.”

Portali lidh institucionet publike dhe thjeshton proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore duke riorganizuar të gjitha funksionet në një vend të vetëm. Ai sjell përfitime reale për të gjithë ata që janë të përfshirë në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe për publikun.

“Portali i administratës publike që lançohet sot, është një hap i madh drejt një administrate shqiptare më efektive, transparente, përfshirëse dhe të aksesueshme, që do të përmirësojë dhënien e shërbimeve si dhe besimin e publikut në institucionet demokratike”, tha Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës, Jutta Gützkow.

Rreth 150 pjesëmarrës, përfshirë kryetarët dhe drejtuesit e burimeve njerëzore të bashkive u ftuan të marrin pjesë në aktivitet, krahas institucioneve qendrore, Departamentit të Administratës Publike, ekspertëve të qeverisjes, dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Gjatë aktivitetit u vu theksi në arritjet kryesore të dhjetë viteve punë të projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë  së Zvicrës “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri”. Pjesëmarrësit diskutuan mbi administratën publike, reformën administrative territoriale, bashkëpunimin ndërkomunal dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur vendor.

Projekti vazhdoi që prej vitit 2009 dhe u fokusua në krijimin e standardeve të reja në qeverisjen vendore dhe në ndërtimin e kapaciteteve të reja për administratën publike në Shqipëri.