Nis faza e re e asistencës për Bankën e Shqipërisë


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Press release, 01.03.2019

Një marrëveshje e nënshkruar sot midis Ambasadorit zviceran dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vë në dispozicion asistencë teknike dhe zhvillim të kapaciteteve në fushat e parashikimit të inflacionit, stabilitetit financiar dhe kërkimeve

Swiss Ambassador Adrian Maître (left) and Governor of the Bank of Albania Gent Sejko after signing a memorandum of understanding on technical assistance.
Ambasadori zviceran Adrian Maître (majtas) dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për asistencë teknike. © Banka e Shqipërisë

Një fazë katër vjeçare mbështetje për Bankën e Shqipërisë nisi sot zyrtarisht pas një marrëveshjeje e cila mundëson ekspertizë dhe shkëmbim të njohurive nga një programe me financim zviceran i cili mbështet bankat qendrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke falënderuar Qeverinë Zvicerane për këtë bashkëpunim, Guvernatori Sejko u shpreh se falë marrëveshjes së re, Banka e Shqipërisë do të jetë pjesë e programit të asistencës dypalëshe në fushën e bankingut qendror. “Pritshmëria jonë nga zbatimi i fazës së dytë është që vendimmarrja e politikës monetare të mbështetet nga kapacitete parashikuese të përmirësuara, që formulimi i politikës makroprudenciale të përdorë njohuri më të zgjeruara mbi rreziqe të ndryshme, që kërkimi të pasurohet më tej me metodologjitë dhe praktikat më të mira të kërkimit shkencor. Këto synime qëndrojnë edhe në thelb të strategjisë sonë afatmesme”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko.

“Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Unë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë. Mund t’ju siguroj se programi për dhënien e asistencës për Bankën e Shqipërisë në ndërtimin e kapaciteteve të saj ka qenë mjaft frytdhënës, falë edhe burimeve njerëzore tejet profesionale që ka ky institucion. Pa dyshim, Banka e Shqipërisë ka qenë një partner i shkëlqyer, aktiv dhe i përkushtuar në këtë bashkëpunim”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître. Ai shtoi se marrëeveshja e re i hap rrugë shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive

Marrëeveshja mbulon periudhën 2018-2022 gjatë së cilës programi ‘Asistencë Bilaterale dhe Zhvillim Kapacitetesh për Bankat Qendrore (BCC) do t’i sigurojë Bankës së Shqipërisë ekspertizë analitike dhe teknike me synim efektivitetin e politikave monetare, efiçencën e stabilitietit financiar dhe aktivitete më të mira kërkimore.

Sipas zbatuesit të programit – Geneva Graduate Institute – kjo ekspertizë do të jepet përmes misioneve të ekspertëve, kurseve online, ëorkshopeve teknike dhe vizita të punës.  Ai do të mbulojë fusha të tilla si menaxhimi i burimeve njerëzore, vijueshmëria e biznesit në kohë krize, komunikimi i kërkimit, dhe më gjerë.

Në 2013 Banka e Shqipërisë filloi bashkëpunimin me programin BCC në fazën e parë e cila rezultoi me përmirësimin e aftësive të stafit të BSH në modeling, parashikim dhe kërkim. Mbi 100 anëtarë të stafit morën pjesë në 18 misione trainimi si dhe u publikuan disa studime politikash.