Vende Pune

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) kërkon rregullisht punonjës të kualifikuar dhe të motivuar.

Vendet e punës do të publikohen përmes portalit shtetëror të punës në Internet. Kërkimin mund ta specifikoni sipas kritereve të ndryshme.

Portali shtetëror i punës (gjermanisht, frëngjisht, italisht) 

Zëvendës Drejtor - projekti LëvizAlbania

Projekti ynë LëvizAlbania mbështet demokracinë në nivel vendor duke aktiviziuar nisma civile dhe komunitare drejt nje demokracie vendore funksionale. Projekti ndërmerr projekte strategjike dhe avokati në nivel kombëtar për të mundësuar një mjedis që përmirëson demokracinë vendore. LëvizAlbania mbështet organizata jo-fitimprurëse, grupe informale dhe individë të cilët janë aktivë dhe ndërveprojnë me komunitetet dhe institucionet vendore.

Aktualisht LëvizAlbania po kërkon kandidatë për pozicionin e Zëvendës Drejtorit. Ky rol parashikon udhëheqje të programit dhe orientim strategjik për instrumentet e granteve.

Klikoni këtu (PDF, 146.9 kB) për njoftimin e plotë përfshirë përgjegjësitë, kualifikimet dhe procedurën e aplikimit. Afati është deri më 18 Nëntor 2020.