Java e demokracisë vendore paraqet nisma civile të suksesshme

Press release, 06.05.2019

Një rritje e interest për veprime civile të cilat kërkojnë qeverisje vendore të mirë u theksua gjatë ‘Javës së Demokracisë Vendore’ nga ‘LëvizAlbania’

Eligerta Hasidja (right) lobbied for more representation of disabled persons in local elections. In several towns of Elbasan county the initiative wants to have at least one disabled person in each municipal council.
Eligerta Hasidja (djathtas) loboi për më shumë përfaqësim të personave me aftësi të kufizuara në zgjedhjet vendore. Në disa qytete të qarkut të Elbasanit nisma kërkon të ketë të paktën një person me aftësi të kufizuara në çdo këshill bashkiak. © FDFA / Elton Baxhaku

Nga 23 deri në 26 Prill projekti me financim zviceran ‘LëvizAlbania’ organizoi project hosted the ‘Javën e Demokracisë Vendore’ – një seri eventesh për prezantimin dhe diskutimin e nismave dhe aksioneve të cilat përmirësojnë qeverisjen vendore. Nga siguria ushqimore, përfshirja e zonave rurale, financat e bashkive, aktivizmi rinor, dhe kopshtet/çerdhet, aktivititetet  përfshinë qindra aktorë të angazhuar në demokracinë vendore në Shqipëri.

“Gëzohem që aktivizmi civil në Shqipëri është në rritje dhe që mbështetja nga Zvicra mundet të kontribuojë. Gëzohem që ne po luajmë një rol në mobilizimin e angazhimit të qytetarëve. Synimi përfundimtar është: bashki funksionale, demokratike dhe efektive, të cilat i shërbejnë qytetarëve duke u përpjekur sa më shumë”, tha Ambasadori zvceran Adrian Maître, në aktivitetin përmbyllës.

Në një kohë kur angazhimi i fortë i qytetarëve është i nevojshëm në Shqipëri, java e aktiviteteve theksoi disa shembuj të suksesshëm nga grupe dhe individë të cilët ishin në gjendje që të rrisnin ndërgjegjësimin mbi çështje të ndryshme, dhe të krijonin presion për përgjigje më të mira nga autoritetet vendore.

Në aktivitetin e parë, u krye një debat mbi sigurinë ushqimore – një çështje që ka ngritur shqetësim kohët e fundit. “Situata është mjaft alarmante dhe rrezikon të kontaminojë të gjithë zinxhirin ushqimor dhe madje edhe të kthehet në burim sëmundjesh infektive. Duhet një ndërhyrje kapilare dhe ndryshim legjislacioni, pasi në situatën e tanishme pushteti lokal pak gjë ka në dorë që të përmirësojë kushtet e tregtimit”, tha Granit Sokolaj duke iu referuar një monitorimi që projekti i tij kreu në 10 tregje të kafshëve nëpër Shqipëri.

Në një forum mbi shërbimet bashkiake të mbajtur në Gramsh, u diskutuan çështjet e përfshirjes së zonave rurale dhe rolit të pjesëmarrjes së qytetarëve. “Përgjegjësitë dhe detyrat e të gjithë qytetarëve sot në Shqipëri kërkojnë pjesëmarrje, angazhim dhe veprim. Kjo përfshin edhe ata qytetarë që jetojnë në zona të thella, rurale ose periferike”, tha Debora Kern nga Ambasada e Zvicrës.

Raporti më i fundit mbi financat bashkiake për 2018 u prezantua gjatë një tryeze të rrumbullakët ku ekspertë të pavarur diskutuan gjetjet mbi përformancën financiare të 61 bashkive. “Ndërsa përpiqemi të fuqizojmë dhe të përfshijmë qytetarët për demokracinë vendore, duhet të shohim se si bashkitë i përfshijnë ata kur vjen fjala tek financat dhe buxhetet”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Java e Demokracisë Vendore përfundoi me një prezantim mbi arritjet kryesore të ‘LëvizAlbania’ në katër vitet e fundit në mbështetje të angazhimit civil dhe demokracisë vendore.

Gjatë fazës së parë projekti mbështeti 166 nisma dhe aksione nga grupe dhe individë nga 56 bashki – nga një total prej 1,298 propozimeve të marra. Projekti trajnoi dhe këshilloi grupe civile dhe aktivistë mbi konceptimin dhe propozimet e projekteve, financimin dhe krijimin e rrjeteve. Një gamë e gjerë nismash u mbështetën deri tani që prekin shumë aspekte dhe çështje vendore, si mbrojtja e mjedisit, financat publike, dhe transparenca bashkiake.