Instituti i Statistikave i Shqipërisë boton Vjetarin Rajonal 2022 me një shtrirje më të gjerë të dhënash dhe statistikash

Article, 08.02.2023

Edicioni i ri i mbështetur nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO) përfshin më shumë të dhëna dhe tregues në nivel rajonal dhe bashkiak

Swiss Ambassador in Albania Ruth Huber at the launch of the Regional Statistical Yearbook 2022 in Tirana, 08.02.2023.
Ambasadorja zvicerane në Shqipëri Ruth Huber gjatë prezantimit të Vjetarit Rajonal Statistikor 2022 në Tiranë, 08.02.2023. © Bashkia Tiranë

Vjetari Rajonal Statistikor 2022 u prezantua sot nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në një aktivitet lançues ku përfshiheshin përfaqësues nga pushteti vendor, qendror si dhe nga Ambasada e Zvicrës. Vjetari përmban të dhëna kyçe demografike, sociale dhe ekonomike për prefekturat dhe bashkitë e vendit.

“Nëpërmjet këtij publikimi jepet informacion i vlefshëm statistikor, i cili shërben për vendimmarrjen në bazë të numrave, për njohjen e çdo qarku dhe bashkie përmes shifrave, për krahasimin dhe analizimin e treguesve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë midis Qarqeve (prefekturave) dhe bashkive dhe për t'i ndihmuar ata të njohin aspekte të shoqërisë që nuk mund të bëhen të dukshme veçse nëpërmjet statistikave”, tha drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se këtë vit janë shtuar informacione të rëndësishme statistikore: duke përfshirë më shumë tregues në nivel rajonal dhe bahkiak. Këta tregues shtesë mundësojnë interpretim më të mirë të mënyrës sesi politikat lokale ndikojnë në jetën e komuniteteve dhe qytetarëve”, tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

Ky publikim është thelbësor për përmirësimin e zhvillimit rajonal dhe vendor. Ai ka një gamë të gjerë përdoruesish: vendimmarrës, pushtet qendror dhe vendor, biznese dhe investitorë, studiues dhe akademikë, shoqëri civile dhe media. Përmban të dhëna të rëndësishme për temat kryesore duke përfshirë shëndetin, arsimin, mbrojtjen sociale, bujqësinë, turizmin, financat publike dhe popullsinë.

Ekspertët e INSTAT-it kanë marrë mbështetje nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane (FSO) përmes projektit SALSTAT – ‘Statistika Vendore të Forta’.

Të dhënat e besueshme në nivel rajonal dhe vendor kontribuojnë në rrugën e Shqipërisë për të arritur standardet ndërkombëtare. Lejon një përafrim më të mirë me axhendën e zhvillimit global dhe ofron informacion mbi progresin e bërë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Statistikat gjithashtu janë një nga kapitujt që po negociohen si pjesë e procesit të hyrjes së Shqipërisë në BE.