Mirësevini

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maître
Ambasadori zviceran Adrian Maître, Tetor 2018. ©FDFA

Mirësevini në faqen e Internetit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri nxit lidhjet dhe shkëmbimet midis dy vendeve në aspektet politike, ekonomike, dhe kulturore. Kjo përfshin shërbime për qytetarë zviceranë, shkëmbime të rregullta me bizneset zvicerane të pranishme në Shqipëri dhe mbështetje për aktivitete kulturore  midis dy vendeve si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëdhëniet Zvicër-Shqipëri janë forcuar gjithnjë e më shumë që nga koha kur përfaqësia e parë zvicerane u hap në Tiranë në 1992. Zvicra vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian. Shqipëria është një nga vendet parësore për bashkëpunimin zviceran për zhvillim.

Një pjesë e madhe e detyrave të Ambasadës ka të bëjë me drejtimin dhe koordinimin e punës për bashkëpunim ndërkombëtar. Strategjia e Bashkëpunimit Zviceran 2018-2021 për Shqipërinë ka një buxhet të rritur dhe një hapësirë të zgjeruar. Programet, projektet dhe fondet tona mbështesin dizenjimin dhe zbatimin e reformave në Shqipëri. Ato synojnë t’i bëjnë institucionet shqiptare më efektive në fushat e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, energjisë dhe shëndetësisë.

Ju mund të gjeni këtu informacion mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe lajme, aktivitete dhe shërbime. Do ta vlerësonim në se sugjeroni informacione të cilat mund të shtohen në faqen tonë në Internet.

Adrian Maître
Ambasador